Avokati Saimir Vishaj ka ndërruar jetë, pasi për një kohë të gjatë përballej me probleme të rënda shëndetësore. Ai ishte shtruar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku mjekët po bënin çmos për ta mbajtur në jetë.
Vishaj ishte çuar në spital pas dyshimeve se kishte rënë nga shkallët. Me përkeqësimin e gjendjes, stafi mjekësor e kishte intubuar, ndërsa situata e tij konsiderohej kritike.
Avokati nga Vlora kishte folur publikisht edhe më parë për shëndetin e tij. Në gusht të vitit 2025, kur ishte 60 vjeç, ai tha se kishte kaluar një sëmundje të rëndë, që e kishte çuar për një periudhë në gjendje kome dhe kishte kërkuar intubimin e tij.
Rrethanat e plota që i paraprinë shtrimit në spital nuk janë sqaruar ende.


