e shtunë, 31 tetor 2026 0 denoncime këtë javë Lajmi siç është
Investigime

KLSH: Siguracioni i anëtarëve të KPK-së kushtoi rreth 500 mijë euro, kontratat shkuan te “Sigal”

Sipas një audit të KLSH-së, siguracioni i jetës dhe shëndetit për anëtarët e KPK-së kushtoi mbi 46 milionë lekë pa TVSH, me kontrata të fituara pa garë nga "Sigal".

Siguracioni i jetës dhe i shëndetit për anëtarët e ish-Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) ka kushtuar rreth 500 mijë euro, sipas një raporti të Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH).

Në Auditin e Përputhshmërisë në KPK thuhet se vlera totale e kontraktuar për periudhën e audituar është 46.464.536 lekë pa TVSH. Fondet kanë mbuluar komisionerët, personat e lidhur me ta, këshilltarët dhe punonjësit e komisionit.

Një kompani, kontrata pa garë

Sipas analizave të cituara në raport, pothuajse të gjitha procedurat për këtë siguracion i ka fituar kompania “Sigal”. Dokumentet zyrtare të tenderave tregojnë se ato janë dhënë pa garë dhe janë shënuar me “flamurin e kuq”.

Mbulim edhe për dhëmbët

KPK u formalizua në vitin 2017 dhe funksionoi deri në 2024, me detyrën e rivlerësimit kalimtar (vetingut) të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ligji kishte parashikuar kushte të veçanta për anëtarët, përfshirë siguracion gjithëpërfshirës për jetën dhe shëndetin.

Në procedurat e tenderimit për 12 anëtarët, mbulimi përfshinte edhe shpenzime stomatologjike. Burimi e vlerëson këtë përfshirje si të paarsyeshme për t’u financuar nga shteti.