Kryeministri Edi Rama ka komentuar me ironi protestën që po zhvillohet para zyrës së tij, duke publikuar pamje nga Bulevardi në grupin e tij në WhatsApp.
Në mesazhin e bashkëngjitur, Rama shkroi: “Shiu i Halloween. Ai momenti kur përsërit të njëjtën gjë dhe pret një rezultat të ndryshëm”.
Në pamjet e ndara nga kryeministri, në orët e pasdites duken pak njerëz në Bulevard. Ai e lidh protestën me festën e Halloween.
Protesta e së shtunës
Protesta është thirrur nga Partia Demokratike. Paralelisht me të, studentët kanë nisur grumbullimin që në orët e paradites.
Fillimisht ata u mblodhën te Ministria e Arsimit dhe më pas marshuan drejt Kryeministrisë.

