e hënë, 2 nëntor 2026 2 denoncime këtë javë Lajmi siç është
Drejtësi

Vlora Hyseni kërkon ndryshimin e masës “arrest në shtëpi”, gjykata shqyrton kërkesën sot

Gjykata e Posaçme e Apelit shqyrton të hënën, në orën 13:00, kërkesën e ish-drejtoreshës së SHISH-it, Vlora Hyseni, për ndryshimin e masës së sigurisë.

Ndërtesa e gjykatës ku zhvillohet seanca për masën e sigurisë

Ish-drejtoresha e Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH), Vlora Hyseni, paraqitet të hënën para Gjykatës së Posaçme të Apelit, ku do të shqyrtohet kërkesa e saj për ndryshimin e masës së sigurisë “arrest në shtëpi”.

Seanca është caktuar të nisë në orën 13:00. Në fund të shqyrtimit gjykata pritet të vendosë nëse masa që ka aktualisht ish-krerja e SHISH-it do të ndryshohet apo jo.

Kërkesën e Hysenit do ta shqyrtojë gjyqtari Florian Kalaja, pranë Apelit të GJKKO-së.

Gjatë seancës priten të dëgjohen argumentet e palëve lidhur me masën e sigurisë. Vendimi i gjykatës do të tregojë nëse Hyseni do të qëndrojë në arrest shtëpie ose nëse ndaj saj do të vendoset një masë tjetër.