Një shtetas nga Kosova, 46 vjeç, humbi jetën në Has pasi mjeti sportiv që drejtonte u përmbys në livadhet e fshatit Domaj, në njësinë administrative Gjinaj.
Viktima me inicialet A. Q. ishte drejtuesi i mjetit. Në aksident u plagos edhe vëllai i tij, V. Q., 38 vjeç, i cili u transportua në spitalin e Kukësit, ku po merr ndihmë mjekësore.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, mjeti dyshohet se u përmbys aksidentalisht, gjë që shkaktoi vdekjen e 46-vjeçarit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon veprimet për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e plota të ngjarjes.
